ngrohja_baner

Ngrohje dhe Ftohje

Nëse keni vendosur të instaloni apo ndryshoni sistemin e ngrohjes me një sistem ngrohjeje më efikase dhe më ekonomike në energji, atëher sistemi Daikin Altherma me pompë termike është zgjidhja që ju duhet. Të projektuara veçanërisht për ngrohje, ato nxjerrin energji termike nga ajri i ambientit edhe në -25C, që i bën ato me efikasitet më të lartë energjetik dhe që lirojnë më pak CO2 se sistemet klasike me lëndë djegëse fosile.

Daikin Altherma është një sistem i plotë për ngrohje dhe ftohje të shtëpise, objekteve afariste poashtu edhe për ngrohje të ujit sanitar e që e tëra bazohet në teknologjinë e pompave termike që si burim shfrytëzojn ajrin.

Karakteristikat e trashëguara të efikasitetit për kursim të energjisë elektrike të Daikin Altherma, e bëjnë atë një zgjidhje ideale për të ulur konsumin e energjisë

Sistemet e saj të ngrohjes me temperaturë të lartë dhe të ulët ofrojnë komoditet të përkryer. Pompat termike me efikasitet energjetik të lartë me kompresor të avancuar, e transformojnë nxehtësinë e papërdorur dhe të pashtershme nga ajri rrethues në nxehtësi të shfrytëzueshme, qoftë si një sistem gjithëpërfshirës në kontrollimin e klimes së ambientit ose për të ngrohur ujin sanitar.

Dobitë kryesore të Daikn Altherma
  • Komoditet i përkryer
  • Funksionim i qetë si përshpërimë
  • Dizajn me stil
  • Mundësohet instalimi i fshehur
Daikin Altherma prodhon deri në
5 kW/h energji termike nga 1kW/h energji elektrike të shpenzuar.
Kjo do të thotë se rreth 4/5 e nxehtësisë së kërkuar janë falas!
Këtij i thonë investim i mirë
Përvec kësaj, ky sistem instalohet me lehtësi.
Shkarko Katalogun