ClimaSan është kompani me traditë dhe profesionalizëm, e cila kryen këto shërbime si: Ngrohje-Ftohje-Klimatizim-Ventilim.
Përvoja e punës që nga viti 2000, solli produktet me cilësi të lartë, dhe formoi një klientel lojale, për t'u identifikuar për punën e suksesshme që ofroi gjatë gjithë këtyre viteve.
Daikin është kompani lider në prodhimin e suksesshëm të pajisjeve të cilësisë së lartë për kondicionimin e ajrit, të cilat përdoren në ambiente banimi, industriale dhe tregtare.
Me një përvojë pothuajse 90 vjeçare, e bën Daikin që për rreth 55 vite të njihet si lider në teknologjinë e pompës ngrohëse, dhe me produktet e tij të jetë i njohur në të gjithë botën.
Cilësia e Daikin e ka burimin tek vëmendja e madhe që i kushtohet dizajnit, prodhimit dhe testimit, si dhe mbështetja pas shitjeve. Për këtë qëllim, çdo komponent përzgjidhet me kujdes dhe testohet me rigorozitet për të kontrolluar ndikimin e tij, në cilësinë dhe besueshmërinë e produktit.
Sigurimi i një mjedisi optimal jetese gjatë gjithë vitit, bën Daikin të jetë ekspertë në treg për përshtatjen e zgjidhjeve, për të arritur këtë. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një dhomë të vetme apo për një shtëpi të tërë, sistemi ynë i shumëfishtë, me teknologjitë e tij lider në treg të inverterit dhe pompës ngrohëse, mund të përshtatet për të prodhuar rezultatin e duhur.
Njësitë e brendshme janë projektuar për instalim të lehtë dhe përdorim minimal të hapësirës dhe ato mund t'i përshtaten çdo dekori. Po ashtu ofrohet edhe një zgjidhje që kombinon ajrin e kondicionuar me ventilimin dhe lagështin për të krijuar një komoditet të përkryer.
Me anë të bashkëpunimit me më të mirët, sjellim produktet më të mira në treg!