KONTAKTO
Kondicionimi

KONDICIONER NË ÇDO DHOMË

KONDICIONER QË NGROH, FTOH DHE AJROS AMBIENTIN.

Me këtë sistem kondicionerësh me ngrohje dhe ftohje, nga 1 kW energji elektrike, ju mund të fitoni 5kW energji termike, fal teknikës së jashtëzakonshme të DAIKIN, duke përdorur këta kondicioner në shtëpin tuaj, faturat e energjisë elektrike do të jenë 5 herë me të vogla.

Shtëpi normale, rezidenciale apo zyrë, sistemi i instalimit të kondicionerëve në disa hapësira na lejon që të kemi disa njësi të brendshme në funksion të një njësie të jashtme, në këtë mënyrë zvogëlojmë hapësirën instaluese.

ZGJEDHJE TË NDRYSHME.

Pasi që funksionon me disa njësi të brendshme, gjithashtu keni mundësi që të zgjedhni edhe llojin e kondicionerit: të montuara në mur, të fshehura në tavan, në dysheme etj.
Në këtë mënyrë ju mund të zgjedhni kondicionerin në bazë të kërkesave tuaja.

NGROHJE & FTOHJE.

Freskia e liruar nga kondicioneri ju mundëson një klimë përfekte për të punuar në tavolinën tuaj, dhe gjithashtu gjatë natës siguron një ngrohje konstante.

LAGËSHTIA.

Lagështia në gjuhën Japoneze është e njohur si “URURU”.
Për lagështin e ambientit nuk është e nevojshme që të keni rezervuar të ujit. Gjatë prurjes së ajrit nga jashtë, thithet lagështia dhe futet brenda.
Me anë të lagështis së futur ju parandaloni tharjet e fytit, tharjet e lëkurës, si dhe bën trupin tuaj që të ndjehet me ngrohtë – madje edhe në temperatura më të ulëta. Në këtë mënyrë ju do të reduktoni kërkesën për ngrohje, konsumin e energjisë dhe do të jeni më të frytshëm në punë.

DELAGËSHTIA

Delagështia ose e njohur ndryshe në gjuhën Japoneze “SARARA”.
Optimizon lagështin e ambientit tuaj pa ndikuar në temperaturën e tij, duke përzier ajrin e ftohtë, ajrin e thatë si dhe ajrin e ngrohtë.