KUSH JEMI NE?
Climasan është kompani me përvojë pune mbi 30-vjeçare dhe është kompania lidere në ofrimin e produkteve efiçiente në industrinë e HVAC.
Climasan është kompani me themel të shëndoshë, ku parimet e vendosura nga themeluesi i saj janë frymëzim dhe udhërrëfyes për gjeneratat e reja që vazhdojnë punën me të njëjtin entuziazëm dhe përkushtim si para 30 viteve, kur u themelua si një ndërmarrje familjare.
Ajo që na dallon nga të tjerët është shërbimi profesional, trajtimi ndaj klientit dhe korrektësia e përgjegjësia që mbajmë për produktet dhe shërbimet tona.
Climasan është përfaqësues i brendit më të fuqishëm në botë, Gree Electric Appliances, në Republikën e Kosovës, dhe poashtu ofrojmë një gamë të plotë të pajisjeve HVAC.
ÇKA NA BËN NDRYSHE?
Me një ekip të trajnuar dhe certifikuar, ne ofrojmë zgjidhje të garantuara dhe të qëndrueshme.
Përdorim pajisje dhe sisteme të gjeneratës së fundit për efikasitet maksimal.
Jemi të përkushtuar për t’u ofruar klientëve tanë mbështetje të vazhdueshme dhe zgjidhje të personalizuara.
Implementojmë teknologji të gjelbër për të minimizuar ndikimin në mjedis dhe për të optimizuar kostot e energjisë.
VLERAT TONA KRYESORE
Integriteti
Operojmë me ndershmëri dhe transparencë në çdo bashkëpunim.
Inovacioni
Zbatojmë teknologji moderne për të përmbushur nevojat e klientëve.
Cilësia
Sigurojmë produkte dhe shërbime të standardeve më të larta.
Përkushtimi
Nevojat dhe kënaqësia e klientit janë prioriteti ynë kryesor.